Edhe pse Federata Braziliane e Futbollit dhe vetë Carlo Anchelotti kanë mohuar zërat, të cilët tregojnë se italiani do të jetë pasardhësi i Tite-s saga vazhdon.
Këtë herë një kapitull të ri e shton poerieri i City-t dhe i Brazilit, Ederson. “Kam biseduar me Casemiro-n, Vinicius-in dhe Militão-n. Ka shumë mundësi që Ancelotti të bëhet komisari teknik i Brazilit dhe do të bëjmë maksimumin që kjo gjë të rrealizohet sa më parë të jetë e mundur. Më kanë thënë se është super, i pëlqen të gjithëve dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi është fakti se është një trajner fitues. Pastaj është e kotë të flas unë pasi për Anchelotti-n flet më mirë ‘CV’-ja”, tha Ederson nga qendra ku është grumbulluar Brazili për miqësoren e radhës.
Në fund të fjalës të tij mbi këtë argument Ederson përpiqet të ç’dramatizojë situatën dukë thënë se me City-n, pasi të kishte eleminuar Bayern-in, do të eleminonte edhe Real-in nga Liga e Kampioneve në mënyrë që Anchelotti të lirohej sa më shpejt nga impenjimet në Madrid.