RTSH Sport Live

Edhe Kombëtarja me premio…

  • 21/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Edhe Kombëtarja me premio…
Për kuqezinjtë, janë akorduar 200.000 euro nga FSHF-ja

Shqipëria ia doli që të sigurojë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës  C. FSHF ka menduar të jap një premio për skuadrën dhe shifra është rreth 200 mijë euro. Objektivi i vendosur që në fillim, për të kaluar të gjitha rivalët e thuajse të njëjtit nivel me ne, u arrit. Për këtë, FSHF ka vendosur që të shpërblejë futbollistët, të cilët sigurisht që në Kombëtare vijnë për ndjesinë dhe lidhjen e fortë që kanë me vendin dhe fanellën. Por, në momentin që ka suksese, arritje dhe të ardhura të shtuara për vetë FSHF-në, kjo e fundit shpërblen edhe kontributin e futbollistëve apo stafit të Kombëtares. Si në çdo edicion, ka një premio për arritjen përfundimtare. Prej kohësh, skuadra përfaqësuese ka caktuar me federatën, që mënyra e shpërblimit të jetë në përfundim të edicionit dhe jo pas çdo ndeshjeje. Në bazë edhe të rezultatit final në një sezon, kuqezinjtë kanë të përcaktuar edhe shifrën e shpërblimit që do të marrin.