RTSH Sport Live

Edhe volejbolli, së shpejti me një Ligë Mbarëkombëtare

  • 31/10/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Edhe volejbolli, së shpejti me një Ligë Mbarëkombëtare
Drejtuesit e dy Federatave përcaktuan mënyren e mbajtjes së Kupës “Pavarësia” në nivel klubesh

Ditën e shtunë në Tiranë, u zhvillua një takim midis drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHF), Presidetit Erlind Pëllumbi dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Albens Vokopola, dhe drejtuesve të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Kryetarit Bahri Gjinovci dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Valon Nikqi.

Në këtë takim, drejtuesit e dy Federatave përcaktuan mënyren e mbajtjes së Kupës “Pavarësia” në nivel klubesh, që do të zhvillohet në Prishtinë, nga data 26, deri më 28 nëntor 2021.

Kjo Kupë, që do të zhvillohet një vit në Kosovë dhe një vit në Shqipëri do të ngrejë siparin e krijimit të Ligës “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, për të cilën do të shikohet mundesia e organizimit që në fillim të vitit 2022.

Federatës Shqiptare të Volejbollit i mirëpret këto organizime, jo vetëm për ballafaqimet midis nesh, por edhe për shkëmbimin e përvojës midis dy familjeve të volejbollit në të dy anët e kufirit shqiptar.