RTSH Sport Live

Edi Rama, foto me Uzunin: Me këtë shqipon, që i bëri gol Juves

  • 07/06/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Edi Rama, foto me Uzunin: Me këtë shqipon, që i bëri gol Juves
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një foto me sulmuesin e Kombëtares, Myrto Uzuni

Një foto nga Budapesti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka publikuar një foto nga Budapesti me Myrto Uzuni. Nuk ka munguar vlerësimi për sulmuesin e Kombëtares, pavarësisht se i ka shënuar gol skuadrës së tij të preferuar në Ligën e Kampioneve, Juventusit.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Kryeministri Rama, ngjitur me foton.

Vlen të theksohet se paraqitja e Uzunit në këtë sezon në kampionatin hungarez ka qënë në nivele tëlarta. Arriti të shpallet kampion me Ferencvaros: 18 gola në 26 paraqitje dhe vlera e tij është rritur në mënyrë të frikshme.

Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi I blerë për 1.8 milionë euro nga nga Lokomotiva e Zagrebit, tani vlen 3 milionë euro. Nga 10 lojtarët më të vlefshëm në kampionatin hungarez, Uzuni mban vendin e parë