RTSH Sport Live

Edi Reja: Arritëm objektivin, morëm 6 pikë

  • 31/03/2021
  • |
  • Kombëtarja
Edi Reja: Arritëm objektivin, morëm 6 pikë
Pas fitores me San Marinon, trajneri Edi Reja analizon situatën kuqezi

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edi Reja ka komentuar suksesin më të fundit, 2-0 përballë San Marinos. Pas një pjese të parë zhgënjyese, kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë tri pikët në pjesën e dytë me golat e Manaj dhe Uzuni. Gjithsesi, për trajnerin Reja rëndësi ka arritja e objektivit, fitorja.

“Mund të them se arritëm objektivin, arritëm të mernim gjashtë pikë në këto tri ndeshje të para. Përsa i përket sfidës me San Marinon, sigurisht që e kishim për detyrë të fitonim. Nuk jam I kënaqur me pjesën e parë, në pjesën e dytë kishim raste. E rëndësishme është që morëm tri pikët”.

“Uzuni në stol? Doja të shikoja Brojën, doja ti jepja mundësinë për të krijuar një ide më të qartë. Sulmuesit kanë vështirësi me skuadra të tilla, sepse mbyllen prapa. Në ndeshjet e tjera që kemi përpara nuk do të jetë e njëjta situatë, do jetë lojë më e hapur”.

“Edhe mua do të më kishte pëlqyer të kishim shënuar më shumë gola, të kishim luajtur ndryshe, por nuk ia dolëm. Mesfusha? U përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim në finalizim. Në pjesën e dytë ishim më ndryshe”.

“Kishim një objektiv, të mernim gjashtë pikë në këto ndeshje dhe ia arritëm qëllimit. Tani të mendojmë për ndeshjet e tjera, ku besoj se do të kemi më shumë hapësira, përballë skuadrave që nuk mbyllen në mbrojtje”.