RTSH Sport Live

Edin Xheko, gati për shifrën e 100 golave

  • 17/09/2022
  • |
  • Itali
Edin Xheko, gati për shifrën e 100 golave
Në Udine, boshnjaku i Interit kërkon të arrijë kufirin, të cilin e kanë prekur Pandev dhe Pelisier

Kuota 100! Jo, nuk është limiti i fundit i Qeverisë për moshën e pensionit, por kufiri, madje shumë pranë, që Edin Xheko kërkon të kalojë nesër në orët e mesditës në përballjen me Udinezen. Sulmuesi boshnjak i Interit është në fakt në kuotën e 99 golave në Serinë A, një hap larg nga ajo shifër ekskluzive që klubi zikaltër ka. Dhe gjithçka të lë të kuptosh që do ta provojë deri në minutën e fundit, gjithnjë nëse Simone Inzagi nuk do të vendosë në momentin e fundit për të këmbëngulur përsëri tek Korrea si zëvendësuesi i Lukakut.

Natyrisht, Edin Xheko pjesën më të madhe të golave të tij i ka shënuar me fanellën e Romës. Janë 85 gola të shënur në 199 ndeshje me fanellën verdhekuq. Me Interin tani për tani është ndalur në shifrën e 14 golave në 42 ndeshje të luajtura. Sikur të mos kishte qenë kriza e golave në pjesën e dytë të sezonit të kaluar (vetëm katër gola të shënuar nga shkurti e në vazhdim), atëherë kufiri i 100 golave të realizuar do të ishte arritur tanimë.

Këtë vit, në fakt, Xheko nuk është pika e vetme sulmit. Përkundrazi, gjithçka nis duke mbetur pas dyshes titullare Lukaku – Lautaro Martinez. Është duke përfituar nga mungesa e sulmuesit të parë titullar për t’u kthyer në qendër të vëmendjes (në Plzen ishte vendimtar). Është sigurisht më i relaksuar krahasuar me pjesën e dytë të sezonit të kaluar kur nuk kishin zëvendësime.

Dhe në Udine do ta provojë për t’u vendosur në krahë të Pandev dhe Pelisier, dy të “vjetër” të tjerë në kuotën e 100 golave. Natyrisht, kjo nuk do të jetë një ndalesë përfundimtare dhe nuk do të jetë fundi i gjithçkaje. Xheko, thuajse 37 vjeç, nuk mendon ta largojë menjëherë “topin” nga vetvetja.