RTSH Sport Live

Egnatia me trajner të ri, zyrtarizon Zekirija Ramadanin

  • 06/12/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia me trajner të ri, zyrtarizon Zekirija Ramadanin
Skuadra rrogozhinase ka njoftuar arritjen e akordit me trajnerin Ramadani

Zekirija Ramadani është trajneri i ri i skuadrës së Egnatias. Lajmi është zyrtarizuar gjatë ditës së sotme nga vetë klubi rrogozhinas, i cili nuk ka humbur kohë për të gjetur një zëvendësues për Gugash Maganin të larguar tashmë. U cilësua si surpriza më e bukur e këtij sezoni, por rezultatet e javëve të fundit kanë zbehur entuziazmin në kampin rrogozhinas.

Tashmë i takon trajnerit të ri që të rikthejë edhe njëherë atë frymë që u evidentua gjatë javëve të para të sezonit. Trajneri i ri ka një CV të pasur, pasi ka arritur të fitojë titullin në Superligën e Kosovës me skuadra si Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina.

Njoftimi i klubit:

Mirësevjen Zekirija RAMADANI !

Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës .

I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani .

KF Egnatia !