RTSH Sport Live

Egnatia, Musta: Finalizuam punën e një viti, jemi të lumtur

  • 22/05/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia, Musta: Finalizuam punën e një viti, jemi të lumtur
Futbollisti i Egnatias, Emiljano Musta në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Egnatia ka përmbysur të gjitha parashikimet, në sezonin e dytë në Superiore ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Europë. “Finalizuam një punë që kishim gjithë vitin që punonim, jemi shumë të lumtur. Kemi dhe finale e Kupës, në rast suksesi do të ishte qershia mbi tortë”. Kështu mendon një nga lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre, Emiljano Musta, i cili ka folur në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH për arritjen e rrogozhinase.

Moment vështirësie - “Si çdo ekip, edhe ne kemi patur vështirësitë tona. Ishim para një ndeshja me Laçin dhe skuadra nuk ishte aty ku duhet. Unë dhe Malota, si më të vjetër që ishim, mblodhëm ekipin dhe diskutuam. Pas atij momenti gjithçka na shkoi mirë. Po të kishim Duamena që në verë, mund të them që do të kishim pretenduar për titull”.

Për Tiranën - “Shifrat tregojnë se Tirana është ekipi më i mirë, na ka mundur katër herë. Shpresoj që ky trend të ndryshojë kur të përballemi në finalen e Kupës”.

Ana financiare – “Kam vite që luaj futboll, por mund të them se është momenti i vetëm që ndihem i qetë nga kjo pjesë, drejtuesit e Egnatias janë shumë korrekt”.