RTSH Sport Live

Eintracht-West Ham, përplasje mes tifozëve: një i plagosur

  • 04/05/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Eintracht-West Ham, përplasje mes tifozëve: një i plagosur
Edhe në ndeshjen e parë për në Londër kishte probleme mes dy tifozërive

Ndizet atmosfera në Frankfurt përpara ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Europa League ndërmjet Eintracht dhe West Ham (2-1 për gjermanët në ndeshjen e parë). Rreth njëzet tifozë anglezë që ndodheshin në një pijetore në zonën e Bockenheim u sulmuan nga një grup mbështetësish rivalë, të veshur me maska ​​dhe duke mbërritur me dy mikrobusë. Nga këto përplasje ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar me kombësi angleze, i cili është dërguar në spital.

Megjithatë, gjendja e tij nuk është e rëndë. Ngjarje të tjera kishte që nga mbrëmja e djeshme, me plagosjen e dy tifozëve të tjerë të West Hamit dhe lidhur me këtë policia kishte arrestuar gjashtë persona, të gjithë mbështetës të Eintracht. Edhe në ndeshjen e parë për në Londër kishte probleme mes dy tifozërive dhe në incidente u përfshinë edhe dy gazetarë gjermanë, të sulmuar nga ultrasit e ‘Çekiçëve’.