RTSH Sport Live

Eintraht Frankfurt turpëron Barçën, Uest Hem eliminon Lionin

  • 14/04/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Eintraht Frankfurt turpëron Barçën, Uest Hem eliminon Lionin
Një fitore e bujshme 3-2 për gjermanët në Camp Nou dhe katalanasit i thonë lamtumirë kompeticionit, tripletë edhe për anglezët në Francë.

Gjysmëfinalja e parë e Europa League 2022 do të jetë mes West Ham dhe Eintracht Frankfurt. Anglezët dhe gjermanët kalojnë çerekfinalen falë fitoreve jashtë fushe. Arritja e madhe u shënua nga Eintracht, i aftë për të fituar 3-2 në Camp Nou kundër Barcelonës pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë: golat nga Kostic (dopietë) dhe Borre. Busquets dhe Depay shënuan për katalanasit. Tris edhe për Moyes në shtëpinë e Lyon: 3-0 me golat e Daëson, Rice dhe Boëen.

Barcelona u zgjua shumë vonë dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë u shemb në Camp Nou nën goditjet e Eintracht Frankfurt, autor i një suksesi të vërtetë për të arritur në gjysmëfinale. Ndeshja mori një kthesë të papritur pas vetëm tre minutash, kur arbitri u dha gjermanëve një penallti dhe Kostic nga 11 metra e ktheu në gol. Barcelona është e detyruar të ndjekë një barazim dhe Eintracht mbështetet në kundërsulm, në 36' dyfishimi arrihet nga Borre që nënshkruan 2-0. Vërtet një natë e keqe për djemtë e Xavi, në fillimin e pjesës së dytë Aubameyang ha golin e mundshëm të 1-2 dhe më pas makthi katalanas plotësohet në minutën e 67-të me Kostic sërish. Në 91’ Busquets shkurton distancën, më pas në sekondat e fundit vjen goli i dytë nga penalltia e Depay, por tashmë është tepër vonë pavarësisht nëntë minutave shtesë.

Fitore edhe e West Ham në fushën e Lyon dhe anglezët fluturojnë në gjysmëfinale kundër Eintracht Frankfurt. Ishte Dawson në minutën e 38-të dhe Rice në minutën e 43-të që mbyllën llogaritë në pjesën e parë, më pas pas tre minutash nga fillimi i pjesës së dytë ishte Bowen ai që çoi kualifikimin në Londër. Vendasit, të cilët konfirmojnë kështu një sezon tejet negativ, nuk ishin në gjendje të reagonin dhe përshëndesin garën me kokën ulur.

Rangers duhet të shkojë në kohën shtesë për të mundur 3-1 Bragën, duke “harruar” humbjen 1-0 në ndeshjen e parë. Në gjysmëfinale skocezët do të përballen me Leipzig, që nga ana e tyre arritën kualifikimin fale fitores 2-0 në fushën e Atalantës.