RTSH Sport Live

Eklent Kaçi, triumf britanik

  • 05/06/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Eklent Kaçi, triumf britanik
Bilardisti shqiptar shpallet fitues në turneun e hapur në Londër në disiplinën me 9 gurë

Eklent Kaçi ka shënuar një tjetër sukses në bilardo, ndërsa të dielën është shpallur fitues në turneun e hapur në Britaninë e Madhe, atje ku ka dalë triumfator në disiplinën me 9 gurë. Në finale, Kaçi mundi 13-4 gjermanin Xhoshua Filer, ndërsa flamuri kuqezi dhe himni shqiptar është kënduar në Londër. Në vitin 2023, Eklent Kaçi ishte Kampion Bote në disiplinën me 10 gurë. Më pas nënkampion Bote në turneun e mjeshtërave dhe tanimë është kampion në Britaninë e Madhe çka e bën bilardon shqiptare një sport me rezultate të mëdha ndërkombëtare.