RTSH Sport Live

Ekleston: Kemi garuar në kushte më të vështira

  • 31/08/2021
  • |
  • Formula 1
Ekleston: Kemi garuar në kushte më të vështira
”Pilotët duhet të këmbëngulnin për të hyrë në pistë”

Çmimi i Madh i Belgjikës 2021, është tashmë në librat e historisë së Formula 1, si më i shkurtri me vetëm dy xhiro dhe që shpërndau gjysmën e pikëve të një gare. Shikueshmëria e pamjaftueshme për pilotët, e shkaktuar nga shiu në Spa e bëri të pamundur garimin, dhe ky ishte një vendim unanim nga ana e të gjithë pilotëve. Por Leëis Hamilton e quajti një "mashtrim", gjithçka që ndodhi në Spa, gjë për të cilën pajtohet edhe Bernie Ecclestone: "Unë pajtohem me Leëis. Nuk e bëj gjithmonë këtë përsa i përket atyre që thotë piloti britanik, por në këtë rast ka të drejtë".

Ish-kreu i Formula 1 tha se nëse do të ishte ai në detyrë nuk do ta anulonte garën: “Ne kemi garuar në kushte më të këqija atmoferike se këto në Belgjikë, të dielën dhe nuk e kemi anuluar garën. Nëse doni të garoni mirë, nëse jo, po prapë mirë. Askush nuk i ka vënë armën në kokë pilotëve për të hyrë në pistë apo jo. Çdo gjë varet vetëm prej tyre. Nëse do të doja të shënoja pikë për ekipin dhe veten time, sigurisht që do të vazhdoja garën. Megjithatë njerëzit marrin vendimet e tyre pa detyrim sepse nuk jemi në Afganistan këtu" – tha Ecclestone.

Ai gjithashtu kritikon vendimet e marra gjatë më shumë se katër orëve që kaluan në SPA. Më tej shpjegon se si ai do të ishte përpjekur të shpëtonte garën: "Në orën 3:00 pasdite, kur gara duhej të fillonte, do të thoja 'ne do të provojmë përsëri në 16  ose 16:30 pasdite. Nuk duket se kushtet do të përmirësohen, por pavarësisht se çfarë ndodh, do të fillojë”.

Drejtuesit e Formula 1 nuk i kanë miratuar deklaratat e Leëis Hamilton. Britaniku i ka akuzuar si lakmitarë, pasi duhej të rimbursonin tifozët pas garës së belgjikës, pasi ata pritën më shumë se 4 orë në shi për parë vetëm dy xhiro garë. Drejtuesit e Formula 1 i kanë thënë hamilton se ai duhej të fliste privatisht me ta dhe jo në publik.

Megjithatë shtrohet pyetja, nëse Leëis do të ishte në pole a do të fliste kështu? Dhe është Jean Todt, presidenti i FIA -s, ai që dëmtohet veçanërisht nga akuzat e Hamilton. Ndërsa drejtori i garës Michael Masi, do të ishte i mallkuar nëse lejonte që gara të shkonte përpara dhe i mallkuar nëse nuk e bënte. Dhe ai vendosi të bënte këtë të fundit duke menduar për jetën e pilotëve.