Mirel Josa është trajneri më i ri i Kukësit. Ndonëse mungon zyrtarizimi, burime të RTSH Sport pranë klubit verilindor konfirmojnë faktin që tekniku 57-veçar do të jetë me nënkampionët për pjesën e mbetur të sezonit. Josa kthehet të trajnojë në Superligën Shqiptare pas 4 vitesh. Hera e fundit që trajneri ka qënë i ulur në stolin e një skuadre të Superiores ishte sezoni 2016-2017 kur Aventura e tij me Tiranën nuk u mbyll në mënyrën më të mirë sepse bardheblutë ranë një kategori më poshtë. Kukësi nga ana tjetër, ndryshon sërish trajner sepse pas Gegës dhe Hallaçit, Mirel Josa do të jetë trajneri i tretë që i drejton në këto 16 javë.
Kukësi është në vendin e 4-t në Kategorinë Superiore me 23 pikë dhe 13 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Vllaznia.