Dinamo gjen trajnerin e ri. Francesco Moriero pritet të marë drejtimin teknik të bluve të kryeqytetit sipas burimeve të brendshme nga klubi që po kryeson Grupin B të Kategorisë së parë.
RTSH Sport mëson se menjëherë pas largimit të Fabricio Kamaratas tek Apolonia, drejtuesit e Dinamos kanë nxituar të gjejnë pasuesin dhe ai do jetë një tjetër italian, por me emër dhe karrierë më të njohur se Kamarata, të paktën si futbollist. "Checco" Moriero ka qënë pjesë e Interit të Ronaldos dhe trajnuar nga Luigi Simoni që ka fituar edhe Kupën UEFA me zikaltërit. Ai ka qënë gjithashtu pjesë e përfaqsueses italiane në Botërorin e Francës 1998.
Për sa i përket trajnimit, Moriero ka në CV-në e tij disa prej skuadrave që kanë luajtur në divizionet e ulta të Italisë, ku mund të veçohen: Krotone, Groseto, apo Frosinone e Katania. Skuadra e fundit që Moriero ka drejtuar ishte Caveze në vitin 2019 në Serinë C, por që u shkarkua pas 4 ndeshjesh pa fitore. Ditët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i trajnerit nga presidenti i klubit dinamovit, Marco Pontrelli.