RTSH Sport Live

Eksperienca e Berishës vlerësohet, 2 klube italiane synojnë portierin shqiptar

  • 08/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Eksperienca e Berishës vlerësohet, 2 klube italiane synojnë portierin shqiptar

Spezia kërkon një portier me eksperiencë dhe ka vënë në shënjestër “gardianin” shqiptar Etrit Berisha.

Klubi që militon në Serinë B po intensifikohen kontaktet me Etrit Berishën, që aktualisht është lojtar i lirë, i freskët nga kampionati europian me Shqipërinë e tij dhe nga sezoni me Empolin në Serinë A. Një portier me besueshmëri të madhe dhe performancë të shkëlqyer bazuar në përvojën e tij 35 vjeçare.

Por Berishën e kërkon edhe një klub i Serisë A. Leçe është e gatshme ti ofrojë Berishës mundësinë që të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar, por jo fanellën titullare. E ardhmja e portierit kuqezi do të vendoset në ditët në vijim.