RTSH Sport Live

Ekuadori rikthen shpresën e Kilit dhe Italisë

  • 13/09/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Ekuadori rikthen shpresën e Kilit dhe Italisë
Zbulohen fakte të reja për çështjen “Byron Castillo”, të enjten flet Apeli i FIFA-s

Nuk ka përfunduar ende, FIFA mund të ripeshkojë një skuadër për ta katapultuar në Kupën e Botës edhe pse na ndajnë pak më shumë se 2 muaj nga starti. Ekuadori rikthehet sërish në qëndër të vëmendjes pasi kombëtarja nga Amerika e Jugut dyshohet se ka aktivizuar lojtarë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë vend. “Daily Mail” rikthen në vëmendje çështjen “Byron Castillo” duke sjellë fakte të forta që vërtetojnë se lojtari në fjalë që mori pjesë në ndeshjet eleminatore me Ekuadorin, është kolumbian.

Komisioni i Apelit të FIFA-s do të thotë fjalën e fundit të enjten dhe sipas tabloidit, situata mund të marrë një rrjedhë tërësisht të ndryshme pasi faktet janë të forta dhe të pakundërshtueshme. Identiteti i vërtetë i mbrojtësit të djathtë mendohet se është mbuluar me mjeshtëri nga Federata Ekuadoriane. Mediat kanë publikuar një regjistrim të lojtarit 4 vite më parë ku u pohonin hetuesve se ka lindur në Kolumbi në vitin 1995 dhe jo në 1998 siç shkruhet në çertifikatën ekuadoriane.

Emri i tij i vërtetë është Bayron Javier Castillo Segura dhe jo Byron David Castillo Segura ndërsa është larguar vite më parë nga Kolumbia për të ndjekur karrierën si futbollist në vendin fqinjë. Ishte Kili që denoncoi fillimisht këtë skandal me pretendimin se kombëtarja kiliane është dëmtuar drejtëpërdrejtë si pjesëmarrëse në fazën eleminatore të CONMEBOL ku nuk arriti të renditej mes 5 të parëve por gjithsesi, përjashtimi i Ekuadorit nga Kupa e Botës mund të jetë një opsion pak i mundshëm sepse FIFA do të gjendej në telashe të vërteta për të peshkuar një skuadër tjetër.

Nuk ka një rregullore të qartë për ekipin që mund të bëhet pjesë e 31 skuadrave të tjera të kualifikuara pasi Kili është i prekur drejtëpëdrejtë por italianët mendojnë që në Katar duhet të shkojë ekipi i renditur më lart në kalsifikimin e FIFA-s dhe në këtë rast janë kampionët e Europës që përfitojnë.