RTSH Sport Live

Eljon Sota, blerja më e re e Partizanit

  • 08/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Eljon Sota, blerja më e re e Partizanit
Ish-mbrojtësi i Apolonisë ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me të kuqtë

Zyrtare: Eljon Sota është blerja më e re e skuadrës së Partizanit. Ish-mbrojtësi i Apolonisë, i cili ka luajtur rregullisht në sezonin e kaluar, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me të kuqtë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja që në sfidën e sotme.

23 vjeçari, sapo ka firmosur kontratën, është bashkuar menjëherë me skuadrën dhe do të jetë i pranishëm në sfidën me Stinful George, e cila do të luhet sonte në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Lajmi për blerjen më të re e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit me një njoftim në Facebook.

Njoftimi i klubit

ZYRTARE

ELJON SOTA VISHET I KUQ

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish pjestar i ekipit tonë përfaqësues U-21, sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.