RTSH Sport Live

Elvis Sina: Nevil Dede bëri mirë që iku, me president të tillë…

  • 25/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Elvis Sina: Nevil Dede bëri mirë që iku, me president të tillë…
Reagim i ashpër i një ish-lojtari bardheblu në lidhje me ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur te skuadra e Tiranës

Në një lidhje direkte me emisionin Rubrika Sportive në RTSH, Elvis Sina, një ish-lojtar i Tiranës ka komentuar gjithçka që po ndodh në kampin bardheblu:

“Askush nuk e priste këtë lëvizje, Dede sapo kishte ardhur, por bëri mirë që iku. Me president të tillë nuk mund të bësh futboll. Presidenti Refik Halili ndërhyn gjithmonë, e ka bërë skuadrën rrëmujë, më vjen keq që po e them kështu”.

"Më këta presidentë ul figurën tënde. Nuk bëhet fjalë që Halili ndërhyn në formacion. Ai ka qenë gjithë kohën aty dhe ndërhyn siç e ka zakon"

"Unë sot e mora vesh dhe fola me dikë që është aty afër. Ai më tha se nuk kishte futur djalin e Halilit në formacion dhe iu kërkua llogari pse nuk e futi. Dede më tej i tha se jam unë trajneri. Ai më pas i kërkoi që Grenti të ishte në formacion dhe Dede vendosi largimin".

“Imazhi i klubit është prishur me shumë problematika. Nuk i takon një klubi si Tirana të katandiset në këtë gjendje, është e turpshme”.

“Presidenti duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga ndëryrjet në gjëra që nuk i takojnë, tek gjërat që i takojnë mund të bëjë çfarë të dojë, sepse ka të drejtën e zotit, ka hedhë lekët e veta aty”.

“Trajneri i ri? Tiranë si duhet një trajner me shumë këllqe. Tani duhet shumë punë dhe të mos merren me fjalë, ajo që ka ndodhur, ka ndodhur, nuk mund të bëjmë asgjë. Tani duhet punuar shumë”.