Endri Çekiçi ka arritur të gjejë golin në Superligën turke, me skuadrën e tij të re, Ankaragucu. Mesfushori kuqezi është autor i golit të barazimit momental në përballjen e sotme që skuadra e tij humbi 1-2 me kampionët në fuqi, Basaksehir.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Visca në minutën e 17-të, por tre minuta më vonë, një goditje dënimi në një kënd shumë të vështirë, pothuajse zero, ka sjellë golin e barazimit. Është Çekiçi, që me të djathtën e tij ka befasuar portierin Babacan dhe kampionët në fuqi.
Fati i ndeshjes është vendosur në minutën e 56-të nga një gol i Demba Ba, që i ka dhënë skuadrës së Basaksehir.