RTSH Sport Live

Enis Gavazaj është i Dinamos

  • 05/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Enis Gavazaj është i Dinamos
Blutë e kryeqytetit kanë prezantuar sot mesfushorin 26-vjeçar

Enis Gavazaj është zyrtarisht një lojtar i skuadrës së Dinamos në Kategorinë Superiore. Flitej prej ditësh, por vetëm sot 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë prezantimin e mesfushorit 26 vjeçar, i cili ka shëtitur në shumë skuadra. Ka spikatur në Kategorinë Superiore në radhët e Skënderbeut, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Prishtinës.

Njoftimi i klubit

Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.

Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.

Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jasht vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!