RTSH Sport Live

Eriksen nderohet në minutën e 10-të të sfidës Danimarkë-Belgjikë

  • 17/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Eriksen nderohet në minutën e 10-të të sfidës Danimarkë-Belgjikë
Sfida mes Danimarkës dhe Belgjikës ndaloi në një moment, pikërisht në minutën e 10-të, për të nderuar mesfushorin

Një moment emocionues, pikërisht minuta e 10-të e sfidës mes Danimarkës dhe Belgjikës, gjithçka është ndalur, për të nderuar mesfushorin Kristian Eriksen, I cili përjetoi një moment të vështirë në ndeshjen me Finlandën.

Të gjithë të pranishmit: gjyqtarët, lojtarët, stafet, tifozët, të gjithë… me lot në sy duartrokitën për mesfushorin danez, veprim ky I cili ishte paralajmëruar më parë. Gjithashtu, në fushë u shpalos dhe një fanellë e madhe me numrin 10 dhe me emrin e mesfushorit.

Emocion dhe afeksion i madh, jo vetëm nga tifozët danezë, por edhe nga kundërshtarët.