Nuk mund të jetë njerëzore! Erling Haland është lehtësisht i përshkruar si një makinë golash i paarritshëm dhe i pamëshirshëm. Bomberi i Borusia Dortmund ka hyrë në fushën e lojës dhe ka ndihmuar skuadrën e tij pas dëmtimit që e kishte penguar t’i përgjigjej thirrjes së kombëtares së tij në ndeshjet e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Norvegjezi nuk ka humbur kohë dhe në rastin e parë të mirë është kthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë. Ish-qendërsulmuesi i Salzburgut ka qenë protagonist me një dygolësh në fitoren 3-1 të të tijëve ndaj Mainz. Dy gola që e kanë bërë të preki një kufi që ka gjithçka për t’u dukur më shumë se sa normal. Haland, në fakt, falë dygolëshit ka shkuar në shifrën e 70 golave në të gjitha kompeticionet me Borusia Dortmund.
Por e dhëna që habit më shumë dhe që duket e frikshme janë ndeshjet që ai ka luajtur, të cilat janë më pak se sa gola të shënuar. Janë 68 ndeshjet në të cilat Haland ka arritur ta çojë numrin e golave të tij në shifra të tilla. Numra me të vërtetë dominues për një nga lojtarët më të fortë të skenës futbollistike ndërkombëtare.