“Unë jam një tifoz i Napolit. Zemërohem shumë kur shoh ekipin kaq poshtë në renditje. Por disa skuadra janë të tilla, thjesht duhen dhe kaq”. Këngëtari, Ermal Meta ka folur për mikrofonët e Radio Kiss Kiss Napoli: “Unë do të rekomandoja De Laurentiis të mbante Gattuso por edhe të forconte pak ekipin, veçanërisht në mesfushë. Të shohësh Ibra në Napoli do të ishte e lezetshme. Por ne kemi nevojë për një mesfushë më të fortë, Napoli është një skuadër ikonike. Lavezzi dhe Cavani më kanë emocionuar”.
“Një Barrella do e shihja shumë mirë me ngjyrat e kësaj skuadre. Messi lindi, Gattuso bëhesh. Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. Më pëlqen Bari dhe Napoli, e përshëndes De Laurentiis i cili është padyshim presidenti im, unë do t'i thoja: "Mund të jepni më shumë". Mes fitores në Festival dhe titullit për Napolin, do të zgjidhja titullin për Napolin. Do të ishte e mrekullueshme”.