RTSH Sport Live

Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija e Tetovës

  • 30/07/2021
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija e Tetovës
Klubi ka njoftuar se me një marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka. Sipas klubit, është një marrëveshje e dyanshme mes palëve dhe trajneri nga Tirana, bashkë me ndihmësin e tij, Fatjon Tafaj, nuk do të jenë më në drejtim të skuadrës.

Pavarësisht se arriti të triumfojë në Superligën e Maqedonisë së Veriut, duke u kurorëzuar me titullin kampion, në Europë, Gjoka dhe të besuarit e tij pësuan katër humbje, mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës.

Njoftimi i klubit:

SHKËNDIJA FALËNDERON ERNEST GJOKËN PËR BASHKËPUNIMIN

ekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022.