RTSH Sport Live

Ernest Muçi drejt Serisë A, interesohet Napoli

  • 29/04/2022
  • |
  • Kombëtarja
Ernest Muçi drejt Serisë A, interesohet Napoli
Mesfushori kuqezi është një nga emrat e ndjekur nga skuadra italiane

Ernest Muçi është një tjetër lojtar kuqezi që mund të zbarkojë në Serinë A. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, pikërisht nga calcionapoli24, mesfushori kuqezi, aktualisht në radhët e Legias së Varshavës, shihet si një mundësi konkrete për përforcimin e skuadrës së Spaletit.

Muçi mësohet se është prej kohësh pjesë e listës së lojtarëve të ndjekur nga drejtuesit e Napolit. I lindur në vitin 2001, mesfushori është shfaqur në të kaluarën dhe si kundërshtar i skuadrës italiane, duke luajtur 80 minuta në Maradona dhe 23 minuta në  Poloni.

Drejtuesit e skuadërs e shikojnë Muçin në planet e tyre si një jolly ofensiv, me një teknikë të admirueshme individuale dhe si lojtarin e duhur për të goditur nga distanca.