RTSH Sport Live

Ernest Muci: Njëra nga ëndrrat e mia është realizuar

  • 23/02/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Ernest Muci: Njëra nga ëndrrat e mia është realizuar
Ish-sulmuesi bardheblu ka firmosur një kontratë për 4.5 vite me Legian e Varshavës

Sulmuesi 19-vjeçar, Ernest Muci, i konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të ri në Ballkan, nënshkroi një kontratë me Legia të Varshavës, e vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Image with no description

Kur e mësuat se Legia ishte e interesuar për ju?

“Menaxheri im ma përmendi që klubi ishte i interesuar edhe para Vitit të Ri, ishte në fund të dhjetorit. Isha shumë i lumtur, fola me klubin tim(I referohet Tiranës) një muaj më parë. Më thanë se Legia është një klub i shkëlqyer dhe një mundësi e shumë e mirë për mua. Të dyja palët biseduan mes tyre, negociuan dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu tani, gjë që më bën shumë të lumtur. Njëra nga ëndrrat e mia është realizuar dhe mezi po pres që të dal në fushë”.

 Keni kërkuar informacion për klubin për të cilin do të luani dhe vendin ku do të jetoni?

“Po, kam marrë informacionin për klubin dhe qytetin. Është shumë i mirë për të jetuar, klubi ka një bazë stërvitore të shkëlqyer, unë gjithashtu pashë stadiumin, pashë lojtarët që janë gjithashtu shumë të mirë. Ata pëlqejnë të luajnë topin, ju mund ta shihni se ata kënaqen me lojën, kështu që unë jam shumë më i lumtur që jam këtu”.

A e keni hasur termin "mrekulli" dhe a ndiheni vërtet kështu?

“Është e vërtetë që njerëzit e kanë thënë këtë, por tani unë jam këtu dhe ky është një ndryshim i madh. Unë duhet të paraqitem për të luajtur për këtë klub dhe për të dhënë 100%-shin tim për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Unë dua të shoh më shumë këtu, po përballem me një shans të ri dhe megjithëse është një sfidë e vështirë, ndjej se jam gati për të”.

Kam parë që Legia luan me formacione të ndryshme. Më pëlqen të luaj krahun e majtë, "dhjeta" më përshtatet më shumë, por unë mund të përshtatem në pozicione të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për mua është thjesht të luaj për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë klubin. Unë dua të shijoj lojën, të jap më të mirën time dhe të fitoj ndeshjet”.

Objektivat specifike për këtë sezon?

"Fitimi i kampionatit, kupës dhe shënimi i sa më shumë golave ​​është me të vërtetë i qartë, por unë gjithashtu dua të shijoj lojën dhe të përqendrohem maksimalisht. Kam një mundësi shumë të mirë në këtë klub, prandaj dua ta shfrytëzoj atë, të përmirësohem, të ndihmoj ekipin, të shënoj gola, të jap asiste”.