RTSH Sport Live

Erzeni befasohet, Kukësi e arrin në limite

  • 18/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Erzeni befasohet, Kukësi e arrin në limite
Gjithçka është mbyllur në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”

Erzeni dhe Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë emocionuese nga fillimi në fund, me shijakasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë. Në minutën e 25-të të takimit, një harkim i Osmanllarit nga e djathta e sulmit është shfrytëzuar maksimalisht nga Ademi, që ka mposhtur Tafas.

Në pjesën e dytë është Kukësi që tregohet më kërkues. Në minutën e 66-të, Basha fiton një 11-metërsh pas një kontakti me Peposhin, por Taipi gaboi nga pika e bardhë duke goditur shtyllën. Me kalimin e minutave, shijakasit krijuan disa mundësi shënimi, por nuk arritën të konkretizonin, për të mbyllur përfundimisht ndeshjen.

Kur gjithçka po i drejtohej fundit, janë verilindorët që arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe të rrëmbejnë një pikë në këtë sfidë. Pas një harkimi të Hasës, Barbosa tregohet i saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe 1-1.

 Një befasi për Erzenin, që humbet në limite mundësinë për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Një pikë me shumë vlera për Kukësin, për mënyrën se si u arrit.