RTSH Sport Live

Erzeni ka harruar të fitojë, Kapllani është heroi i Kastriotit në Shijak

  • 29/09/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Erzeni ka harruar të fitojë, Kapllani është heroi i Kastriotit në Shijak

Një ndeshje plot emocione dhe gola është zhvilluar në “Tofik Jashari” mes Erzenit dhe Kastriotit. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë, ku janë shënuar 5 gola dhe në fund kanë qenë miqtë nga Kruja ata që festojnë, duke fituar me përmbysje 3-2.

Erzeni gjen golat e parë në kampionat, por duhet të presë akoma për të gjetur pikët e para këtë sezon. Shijakasit e shohin veten në disavantazh në pjesën e dytë, por arrijnë të përmbysin rezultatin (përkohësisht 2-1) falë një dygolëshi të Marinajt.

Kapllani futet në fushë në minutën e 78-të për miqtë dhe bëhet menjëherë protagonist, duke shënuar një dygolësh ndaj ish-skuadrës së tij dhe duke i dhënë një fitore të çmuar Kastriotit, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve. Pas 6 javëve kampionat, Erzeni mbetet skuadra e vetme që nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon në Kategorinë e Parë.