RTSH Sport Live

Erzeni, larguan Troplinin, klubi e rikthen pas 24 orësh

  • 14/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Erzeni, larguan Troplinin, klubi e rikthen pas 24 orësh
Tifozëria shijakase reagoi ashpër ndaj vendimit të klubit

Erzeni është skuadra që këtë sezon do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Klubi shijakas është një kantier i hapur, pasi deri më tani janë afruar 11 futbollistë. Ditët e fundit lajmi që bëri bujë ishte largimi i kapitenit Rejnaldo Troplini. Lojtar që prej vitesh është pjesë e klubit shijakas.

Tifozeria shijakase reagoi ashpër ndaj vendimit të klubit dhe kërkuar rikthimin e kapitenit të tyre. Kjo ka ndikuar disi te drejtuesit e Erzenit, të cilët bënë prapaktheu duke rikthyer Troplinin. Pavarësisht se pasi u publikua largimi i tij nga skuadra e Shijakut, Troplini mori oferta nga disa klube, futbollisti ka zgjedhur rikthimin te shijakasit.