RTSH Sport Live

Është Botërori i surprizave: Japonia përmbys Gjermaninë

  • 23/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Është Botërori i surprizave: Japonia përmbys Gjermaninë
Një rezultat i ri i pabesueshëm në Doha me aziatikët të dominuar në pjesën e parë të cilët arrijnë të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë

E pabesueshme ajo që ndodh në Doha: Japonia mundi Gjermaninë 2-1. Pas pjesës së parë të dominuar nga gjermanët që kaluan në avantazh me penalltinë e Gundogan. Në pjesën e dytë muzika ndryshon, pavarësisht mundësive të shumta për skuadrën e Flick. Ndryshimet e trajnerit aziatik Moriyasu i japin forcë të re Japonisë, e cila gjen fillimisht barazimin me Doan dhe më pas golin e tri pikëve me aksionin e shkëlqyer të Asano.

Gjermania u bë e rrezikshme në këtë sfidë vetëm pak pas çerek ore me një goditje me kokë të Rüdiger pas zhvillimeve të goditjes nga këndi. Të besuarit e Flick kërkuan të kalojnë murin japonez me kombinime të shpejta, përpara se të lirojnë dikë për të goditur nga jashtë.

Kështu Kimmich vendos në provë Gonda, përpara se Gundogan të ndalet në një pozicion jashtë loje. Me kalimin e minutave, Gjermania arriti të mbyllë kundërshtarin në zonë dhe portieri japonez u detyrua të refuzojë krosimin e Raum, me Gundoganin e zakonshëm të bllokuar nga mbrojtja. Pas gjysmë ore, Kimmich “peshkon” Raum në zonë: Gonda e pengon dhe… është penallti. Gundogan tregohet I skatë nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Flick.

Pas anullimit të golit të Havertz për pozicion jashtë loje, në sekondën e fundit të pjesës së parë, Maeda me një goditje me kokë iu afrua një barazimi që do të kishte qenë sensacional.

Pjesa e dytë nis me një surprizë nga ana e japonezëve: Hyn Tomiyasu, mbrojtës, për sulmuesin e krahut, Kubo. Kalojnë në mbrojtje me tre, duke u përpjekur të ndryshojnë logjikën e një ndeshjeje që dukej e shënuar. Gjërat duket se nuk ndryshojnë shumë. Në të vërtetë, Musiala pothuajse dyfishoi pas një aksioni personal spektakolar në zonën e rreptësisë.

Është gjithmonë xhevahiri i Bayernit ai që i jep Gundogan topin e dyfishimit, i cili megjithatë përplaset në shtyllë. Japonia rrit presionin dhe fillon të krijojë diçka rreth Neuerit. Flick vrapon për t'u mbuluar duke i lënë Hofmann dhe Goretzka të hyjnë, me të parën mundësi që angazhon Gondan, i cili më pas ndalon Gnabry tri herë radhazi.

Por Japonia nuk ka ndërmend të heqë dorë, me Moriyasu që vë në fushë të gjithë sulmuesit në dispozicion. Këtë herë gjërat ndryshojnë vërtet. Neuer bën një mrekulli të vërtetë mbi Ito, më pas Sakai qëllon për yje. Pak sekonda dhe Minamino angazhon sërish portierin gjerman, ndërkohë që është Doan që vendos barazpeshën në minutën e 75-të, 1-1. Pastaj ndodh e pabesueshmja: Asano ul një top që vjen nga një gjuajtje shumë e largët e Itakura, duke mashtruar Schlotterbeck në një kundër një dhe duke kaluar Neuer, 2-1.

Gjermania kishte ende mundësinë për të gjetur golin, por nuk mund të ndërtojë asgjë më shumë se një përfundim të Goretzka. Kështu gjermanët e nisin në mënyrën më të keqe Botërorin dhe, duke pasur parasysh që në grup është edhe Spanja, shanset për ta kaluar me lehtësi raundin nuk janë aspak të larta.