Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, e vlefshme për ditën e parë të grupit G të Botërorit Katar 2022 (nesër në orën 11:00), Samuel Eto'o është rikthyer në stërvitje, ndonëse për pak minuta, me Kamerunin e tij. Ditën e sotme ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, president aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit, ka dalë në fushë me lojtarët e skuadrës afrikane, me të cilët ka bërë një pjesë të stërvitjes.
Më pas ai foli me disa anëtarë të stafit teknik. I zgjedhur katër herë Futbollisti Afrikan i Vitit, Eto'o, 41 vjeç - i cili e përfundoi karrierën e tij në Katar në 2019 - ka bërë tetë paraqitje në katër Kupat e Botës dhe ka shënuar tre gola.