RTSH Sport Live

Etrit Berisha del nga spitali, fillon procesi i rikuperimit, rikthimi në janar

  • 08/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Etrit Berisha del nga spitali, fillon procesi i rikuperimit, rikthimi në janar

Etrit Berisha është mirë. Portieri kuqezi ka lënë spitalin e Cona, duke filluar një rrugë rikuperimi, që megjithatë është e gjatë dhe plot pengesa. Ndryshe nga sa ndodhi me lojtarët e tjerë që dolën pozitivë, Covid-19 prodhoi simptoma të një rëndësie jo të vogël tek ai dhe te Spal ata nuk duan të rrezikojnë. Duan t'i lejojnë Berishës gjithë kohën e nevojshme për të rikuperuar gjendjen ideale pas goditjes nga Coronavirus.

Por kur do të kthehet numri 1 në fushë? Në këtë moment është e pamundur të thuhet me siguri, por rreziku që mungesa e tij të zgjatet për një muaj tjetër është real. Nëse do të ndodhë kështu, Spal do ti duhet të hiqë dorë nga portieri i tyre deri në pushimin e janarit, me mundësinë për ta parë përsëri në portë në rinisjen e kampionatit të planifikuar për në mes të janarit me Reggiana. Problemi është se skuadra e Marinos në këtë periudhë duhet të luajë shtatë ndeshjeve të Serie B,  me një calendar shumë të ngjeshur.

Sidoqoftë, duhet thënë se Berisha tashmë ka humbur katër ndeshjet e fundit zyrtare: tre në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.