RTSH Sport Live

Etrit Berisha është i Torinos, kontratë 3-vjeçare

  • 03/07/2021
  • |
  • Itali
Etrit Berisha është i Torinos, kontratë 3-vjeçare
Numri një i portës kuqezi do të jetë në dispozicion të Juric që në ditën e parë të grumbullimit

Torino, përmes një shënimi zyrtar në Tëitter, njoftoi blerjen e portierit Etrit Berisha nga Spal. Klubi i granatave specifikon se numri një I portës kuqezi, "ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare". Berisha do ta vërë veten në dispozicion të trajnerit të ri të Torinos, Juric që nga dita e parë e grumbullimit.

I rritur në ekipet e të rinjve të 2 Korriku, në vitin 2008 ai u transferua në Suedi, në Kalmar, ku së pari luajti në skuadrën U19 dhe më pas bëri debutimin e tij në ekipin e parë, më 28 Prill 2010 kundër Orebro. Në vitin 2013 ai zbarkoi në Itali ku luajti tre kampionate me Lazio, tre me Atalanta dhe dy të fundit me Spal. Për të në total 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B. Përveç kësaj, ai ka zhvilluar dhe 65 ndeshje me kombëtaren shqiptare.