Euro 2020 duket si një betejë e madhe mes Serisë A dhe Bundesligës gjermane. Ky edicion i Europianit po paraqet një mori shënuesish që tifozët italianë dhe gjermanë janë mësuar të shohin në kampionatet e tyre përkatëse.
Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Patrik Shik janë shënuesit kryesorë të këtij turneu me nga 2 gola secili, por nga 31 golat e realizuar der më tani në Euro 2020, 20 vijnë nga kampionati italian(11 gola) dhe gjerman(9 gola).
Të Juventus dhe Inter ishin Ronaldo dhe Lukaku që arritën të realizojnë dopietë për Portugalinë dhe Belgjikën, duke i dhënë fitoren ekipit kombëtar. Futbollisti i zikaltërve, Milan Skriniar shënoi golin e fitores ndaj Polonisë, ndërsa 2 lojtarët e bardhezinjëve Shezni dhe Demiral shënuan autogol në kombëtaret e tyre përkatëse.
Polonia nuk arriti të fitojë, por Karol Lineti, i cili luan me Torinon shënoi. Tjetër futbollist i Serisë A që gjeti rrugën e rrjetës është Goran Panvdev, i Genoas që është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Maqedonia e Veriut. 2 golat të tjerë janë realizuar nga Immobile i Lacios dhe Insinje i Napolit, për kombëtaren italiane, në ndeshjen Hapëse të Euro2020. Ndërkohë, golat e fundit vijnë nga Miranchuk i Atalantës, i cili shënoi golin e fitores për Rusinë dhe Ramsey(Juventus), që shënoi për Uellsin në fitoren 2-0 ndaj Turqisë
9 gola janë shënuar edhe nga lojtarë të Bundesligës, por asnjë për Gjermaninë, përveç autogolit të Mats Hummels, në ndeshjen kundër Francës. Patrik Shik i Leverkusen arriti të realizojë dopietë përballë Skocisë, ndërsa shoku i tij i skuadrës te bavarezët Pohjanpalo, shënoi ndaj Danimarkës, me fanelën e Finlandës. Nga skuadra e Dormund gjeti rrjetën Rafael Guerreiro, që mban veshur fanelën e Portugalisë dhe Tomas Meunier, i Belgjikës. Te M’glandbah dy ishin futbollistët që shënuan, Embolo që përfaqëson Zvicrën dhe Lainer i Austrisë. Tjetër futbollist që luan në Bundesliga dhe ka shënuar është Gregoritch i Ausburgut, ndërsa te Volfsburg ka gjetur rrugën e rrjetës holandezi Ëeghorst.
Në këtë mënyrë duket se liga italiane së bashku me atë gjermane janë në një nivel më të lartë se kampionatet e tjera europiane.