RTSH Sport Live

Euro 2020, UEFA përjashton Bilbaon: jo në San Mamés

  • 22/04/2021
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2020, UEFA përjashton Bilbaon: jo në San Mamés
Ligjet nga qeveria Baske për t'u marrë me pandeminë nuk do të kishin garantuar praninë e tifozëve. Institucionet locale, të gatshme të kërkojnë kompensim

Stadiumi San Mamés nuk do të presë ndeshjet e planifikuara në Spanjë për Kampionatin Europian të ardhshëm. Ky është njoftimi zyrtar i UEFA-s për Këshillin e Qytetit Bilbao dhe qeverinë Baske.

Bilbao ishte caktuar nga UEFA si një nga dymbëdhjetë vendet për turneun e planifikuar nga 12 qershori në 12 korrik, i cili u shty për shkak të pandemisë. Vendi i Bilbaos ishte në dyshim pasi UEFA tregoi se pjesëmarrja e publikut ishte një parakusht për organizimin e konkursit.

Në fakt, kushtet e vendosura nga qeveria Baske për t'u marrë me pandeminë nuk garantojnë që stadiumi të mund të hapet për tifozët. San Mamés duhet të ishte pritës i ndeshjeve të ekipit kombëtar spanjoll në fazën e parë të kampionatit. Sipas shtypit spanjoll, institucionet vendase baske janë të gatshme të kërkojnë kompensim financiar nga UEFA.