RTSH Sport Live

Euro 2024, Kosova niset drejt Izraelit

  • 24/03/2023
  • |
  • Kosova
Euro 2024, Kosova niset drejt Izraelit
Tifozët zbulojnë sloganin: Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane

Ditën e shtunë duke filluar nga ora 18:00 Kosova ka ndeshjen e parë për kualifikueset e Euorpianit atë ndaj Izraelit, përballje e vlesfhme për Grupin I.

Një transfertë e vështirë, por jo e pamundur për skuadrën e drejtuar nga Alon Giresse, që do të kërkojë me patjetër të dalë me pikë nga Tel Avivi. Ditën e premte, përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Izraelit, ndërsa ne mesditë, tekniku 70-vjeçar do të dalë në konferencën për shtyp përpara mediave. 

Përpara nisjes, tifozët e Kosovës kanë vendosur t’i bëjnë dhurata secilit futbollist dhe ka publikuar një video fantastike. Tifo-grupi Dardanët kanë zbuluar sloganin e tyre: “Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane”.

Në video shihet sesi futbollistët marrin dhurata në dhomat e hotelit ku po qëndrojnë derisa aty kthejnë kohën duke kujtuar me emocione të kaluarën, por edhe duke u motivuar për të ardhmen. E.Ç.