RTSH Sport Live

Euro 2024, kualifikohet edhe Serbia

  • 19/11/2023
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2024, kualifikohet edhe Serbia

Pas më shumë se 20 vitesh Serbia rikthehet në Europian dhe e bën duke rrezikuar jo pak në 90’ e fundit në Grupin G. Skuadra serbe luante takimin e saj përbaë Bullgarisë së vendit të fundit. Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët gjetën avantazhin me Vejlkoviç (17’), por Bullgaria arriti që të gjente forcat në pjesën e dytë dhe të përmbyste gjithçka me dy gola të shënuar brenda pak minutash me Rusev (59’) dhe Despodov (69’). Formacioni serb arriti që të evitonte humbjen falë golit të Babiç (82’).

Ndërsa nga ana e saj Hungaria e ndihmoi jo pak Serbinë duke mundur Malin e Zi me shifrat 3-1. Në Grupin G Hungaria kualifikohet si e para me 18 pikë ndërsa Serbia e ndjek me e dyta me katër pikë më pak. Mali I Zi mbyll e treta më 11 pikë.