RTSH Sport Live

Euro 2024, përcaktohet data për shortin e kualifikueseve

  • 28/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2024, përcaktohet data për shortin e kualifikueseve
Më 9 tetor, 53 përfaqësuese do të garojnë në këtë kompeticion

Pak ditë më parë, UEFA publikoi logon zyrtare të Kampionatit Europian, Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.  Shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese do të hidhet të dielën e 9 tetorit 2022 në orën 12:00. Vendi do ku do të zhvillohet shorti është përcaktuar të jetë ekspozita “Festhalle” në Frankfurt. Shorti do të përcaktojë grupet ku do të jenë të vendosura 53 skuadrat kombëtare nga mbarë Evropa, por edhe ato të Azisë, që garojnë në këtë kompeticion.

Franca rrezikon të përballet me kundërshtarë të mëdhenj, kjo për shkak të fushatës së dobët në Ligën e Kombeve, që përcaktoi edhe përbërjen e vazove për shortin. Dhjetë skuadra janë në vazon e parë, duke përfshirë  gjysmëfinalistët e Ligës së Kombeve dhe përfaqësuesja që shpallet nënkampione. Franca mund të përfundojë në grup me Holandën, Spanjën, Italinë, Belgjikën ose Portugalinë. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen midis majit dhe nëntorit të vitit 2023.

53 kombëtaret pjesëmarrëse në shortin kualifikues do të ndahen në 10 grupe, me shtatë grupet e para që do të kenë nga 5 skuadra dhe tri grupe me nga 6. 10 fituesit e grupeve dhe dhjetë vëndet e dyta të secilit grup do të kualifikohen në turneun final. Tri vendet e mbetura do të vendosen nga faza “play-off”, që do të luhet në mars të vitit 2024.