RTSH Sport Live

EURO 2024, UEFA me njoftim të qartë për Kosovën

  • 29/09/2022
  • |
  • Kosova
EURO 2024, UEFA me njoftim të qartë për Kosovën
Përfaqësuesja dardane nuk do të jetë në short me Bosnjen dhe Serbinë

Më datë 9 tetor, në orën 12:00, do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese për “Euro 2024”, aktivitet që do të zhvillohet në Gjermani. Shorti do të përcaktojë grupet ku do të jenë të vendosura 53 skuadrat kombëtare nga mbarë Europa, por edhe ato të Azisë, që garojnë në këtë kompeticion.

Me anë të një deklarate, UEFA ka komunikuar pesë përballjet, të cilat nuk do të ndodhin dhe shkak për këtë janë konfliktet që kanë shtetet përkatese. Në një grup të njëjtë nuk mund të jetë Kosova me Serbinë ose Bosnje-Hercegovinën, ashtu si përballjet e tjera Armeni/Azerbaixhan, Bjellorusi/Ukrainë dhe Gjibraltar/Spanjë. Në kualifikueset e Euro 2024, Kosova renditet në vazon e katërt.