RTSH Sport Live

Euro 2028, Anglisë nuk i dalin llogaritë

  • 22/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2028, Anglisë nuk i dalin llogaritë
Disa stadiume nuk mund të përdoren për shkak të përmasave të fushave

Edhe pse konsiderohet një nga vendet me infrastrukturën më modern në futboll, Anglia është në limitet e kushteve për projektin e organizimit të Euro 2028. Duket disi ironike por është e vërtetë sepse pavarësisht ndërtimit të disa komplekseve moderne gjatë dekadave të fundit, disa prej tyre nuk i plotësojnë kushtet sportive.

Nëse Britania e Madhe dhe Irlanda fitojnë të drejtën e organizimit të Euro 2028 ku janë në një garë me Turqinë, të paktën 4 stadiume nuk janë të përdorshëm dhe ata janë “Anfield”, “Emirates”, “Stamford Bridge“ dhe “Elland Road“ nuk i plotësojnë kushtet.

Problemet më të mëdha i kanë “Anfield Road“ i Liverpool dhe “Stamford Bridge“ për shkak të përmasave të vogla të fushave respektive ndërsa në garë për të fituar të drejtën do të jenë stadiumet e Newcastle, Birmingham, ai i Tottenham, Wembley, dy stadiumet e Manchester dhe stadiumi i West Ham.

Ndërkohë, Irlanda ka vendosur në dispozicion dy stadiume, Aviva Stadium e Croke Park ndërsa Skocia dhe Uellsi do të synojnë të përfaqësohen me nga një stadium. Gjithsesi, Turqia mbetet një konkurrent i fortë në garën për organizimin e europianit që do të ishte edhe i pari eveniment madhor që do të mbahej në këtë vend.