RTSH Sport Live

Euroliga: Bayern impresionon, Real Madrid mbijeton në Beograd

  • 14/11/2020
  • |
  • Basketboll
Euroliga: Bayern impresionon, Real Madrid mbijeton në Beograd

Bayern vijoi me ecurinë fantastike të sezonit duke munduar edhe Valencian 90-79. Në një ndeshje shume te ekuilibruar, nevojiteshin 2 minutat e fundit ku Bayern shënoi 11 pikë ndërsa Valencia vetem 1, për të marrë fitoren e 6-të në 7 ndeshjet e fundit . Tani bavarezet kane 6 fitore dhe 2 humbje dhe mbajne vendin e dyte ne Euroligë. Më i dalluari ishte Vladimir Lucic me 22 pikë dhe 7 topa të zotëruar në tabelë duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i javës. Një ndihmë të madhe i dha edhe Paul Zipfer me 20 pikë ,Jjuan Johnson me 17 pikë dhe 8 topa të zotëruar në tabelë. Kjo ishte fitorja e parë e Bayern ndaj Valencias në historinë e përplasjeve me njëra tjetrën. Valencia tashmë ka 4 fitore dhe 3 humbje dhe mban vendin e 6-të. Spikati për spanjollët Klemen Prepelic me 18 pikë dhe Bojan Dubljevic me 12 pikë.

Real Madrid fitoi një ndeshje shumë të vështirë në Beograd përballë Crvena Zvezdës 67-73, kjo është fitorja e tretë radhazi për madrilenët. “Blancos” tani kanë 4 fitore dhe 4 humbje dhe mbajnë vendin e 8 në renditje ndërsa Zvezda mban vendin e 13. Shënuesi më i mirë për te dy skuadrat ishte Jordan Loyd i Zvezdës me 22 pikë . Serbët udhëhoqën në 10 minutat e para me 13 pikë avantazh, ndërsa në pushimin mes pjesëve shkuan me një diferencë prej 6 pikësh, 42-36. Në periodën e tretë Zvezda shënoi 11 pikë ndërsa Real Madrid shënoi 23 pikë duke marrë kryesimin me 8 pikë, 46-54. Kur mbeteshin dhe 4 minuta nga fundi, Zvezda mori sërish avantazhin 65-64. Falë 2 trepikshave të Thompkins, madrilenët morën avantazhin ndërsa, Zvezda nuk shënoi asnjë pikë në 4 minutat e fundit dhe fitorja i takoi vizitorëve nga Spanja.