Makabi Tel Aviv mori një fitore që aq shumë i mungonte në javët e fundit, teksa mundi Crvena Zvezdën 81-76 në Menorah Arena duke mbyllur kështu një ecuri prej 3 humbjesh radhazi dhe tani ka 4-8, në të njëjtin nivel si Zvezda. Kampionët e Izralelit ndërtuan një avantazh me dy shifra 52-39 në periodën e tretë por vizitorët gjetën një mënyrë për tu përgjigjur. Falë Johny Obryant dhe Jordan Loyd, Zvezda kaloi në avantazh 64-66. Në 6 minutat e fundit, Elijah Bryant shënoi 14 pikë rresht për Makabi duke përfshirë 3 trepikësha për të kapërcyer edhe një herë Zvezdën. Shënuesi më i mirë ishte Scoti Ëilbekin me 23 pikë me 4/7 për tri pikë ndërsa për Zvezdën u dallua Jordan Loyd me 24 pikë. Fenerbahce mbylli një ecuri prej 4 humbjesh radhazi duke mundur Zenit në shën Petersburg 65-73 në Sibur Arena. Fenerbahçe arriti deri në 17 pikë avantazh në periodën e dytë por Zenit me një parcial 18-0 në periodën e tretë u kthye në lojë. Në periodën e katërt Fenerbahce ishte me 5 pikë disavantazh, por shënoi 10 pikë radhazi për të siguruar fitoren. Jan Vesely shënoi 17 pikë për turqit, ndërsa për rusët u dallua Kevin Pangos me 16 pikë. Cska e Moskës mori fitoren e 7 radhazi duke mundur kësaj here olimpiakos 80-61 në kryeqytetin rus. CSKA tani ka 9-3 dhe me këtë sukses merr dhe vendin e parë, ndërsa Olimpiakos me 5-5 qëndron në vendin e 10. Në fillim të ndeshjes, Olimpiakos mori avantazhin 9-17 por CSKA ndryshoi mbrotjen dhe barazoi brenda 10 minutave të para. Pak nga pak ndërtoi një avantazh me dy shifra për të marrë një fitore shumë komode. Mike James udhëhoqi CSKA me 16 pikë 7 assist, 7 topa në tabelë dhe 4 interceptime. Ndërsa për Olimpiakos u dallua Martin dhe Printezis me nga 10 pikë secili.
Lajmet e fundit
Besëlidhja… sa pranë, sa larg…!
14 orë para
Teuta, e pafuqishme përballë Pejës
18 orë para