RTSH Sport Live

Europa League, Barcelona riniset favorite

  • 07/04/2022
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League, Barcelona riniset favorite
Dy sfida të ekuilibruara do të luhen edhe në Leipzig e Londër

UEFA Europa League hyn në fazën më të nxehtë me 4 sfidat çerekfinale të raundit të parë që do të luhen të enjten në dy fasha orare të ndryshme. Barcelona është skuadra më e favorizuar e momentit dhe katalanasit do ta konsumojnë 90 minutëshin e parë në transfertën gjermane të Frankfurtit ku shqiponjat vendase synojnë një tjetër gjysmëfinale edhe pse këtë herë do të jetë një mision shumë i vështirë përballë skuadrës së Xavit që vjen me 7 suksese në po kaq ndeshje.

Një tjetër skuadër gjermane që do të zbresë në fushë është Leipzig. Atalanta do të duelojë me demat pa mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti. Kjo është një nga sfidat më të ekuilibruara të këtij raundi ku gjermanët kanë në anën e tyre momentin pozitiv që po kalojnë ndërsa skuadra e Gasperinit dëshirën për të bërë diçka të madhe në Europë. Në Portugali, Braga që konsiderohet edhe si surpriza e këtij sezoni, pret një tjetër skuadër interesante, Rangersin. Disfata në derbin e Glasgou mund të ketë lënë shenja në skuadrën skoceze por në Europa League muzika ndryshon dhe kjo përballje konsiderohet si vendimtare për blutë në këtë pikë të sezonit.

Një tjetër superduel në letër është edhe ai që do të luhet në Londër mes Ëest Ham dhe Lyon, me francezët që pasi eleminuan Porton synojnë një tjetër goditje të madhe për të kërkuar kualifikimin në Champions League nëpërmjet Europa League.