Janë mësuar emrat e shtatë skuadrave të para që kanë fituar të drejtën për të kaluar në raundin e 1/8 në Europa League: Arsenal, Rangers, Villarreal, Molde, Granada, Shakhtar dhe Ajax.
Fitore e hidhur për Napolin në Europa League. Në ndeshjen e kthimit të xhiros së 32-të, të besuarit e trajnerit Gattuso mundën spanjollët e Granada me rezultatin 2-1, por pa arritur që të sigurojnë kualifikimin për në turin tjetër. Në pjesën e parë Zielinski (3') zhbllokoi menjëherë ndeshjen, pastaj Montoro (25') barazoi dhe komplikoi gjithçka. Në pjesën e dytë Napoli shënoi me Ruiz (59 '), por nuk mjafton për kualifikimin.
Arsenali mundi 3-2 Benficën në ndeshjen e kthimit, duke siguruar kualifikimin. Aubameyang (dopietë) dhe Tierney shënuan për skuadrën angleze, golat nga Gonsalves dhe Silva ishin të padobishëm për Lusitanianët. Ajax, Shakhtar dhe Villarreal gjithashtu fluturojnë në raundin tjetër, duke fituar kthimet e tyre përkatëse kundër Lille (2-1), Maccabi (1-0) dhe Salzburg (2-1). Molde kalon 2-0 dhe eliminon Hoffenheim, përparon Rangers i Gerrard: 5-2 ndaj Antwerp.
Rezultatet:
Arsenal-Benfica 3-2 (1-1)
Rangers-Antwerp 5-2 (4-3)
Villarreal-Salisburgo 2-1 (2-0)
Hoffenheim-Molde 0-2 (3-3)
Napoli-Granada 2-1 (0-2)
Shakhtar Donetsk-Maccabi Tel-Aviv 1-0 (2-0)
Ajax-Lille 2-1 ( 2-1)