RTSH Sport Live

Europa League: është Barcelona-Napoli, por edhe Porto-Lacio

  • 13/12/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League: është Barcelona-Napoli, por edhe Porto-Lacio
Shorte i hidhur për italianët, të cilët “peshkojnë” disa nga kundërshtarët më të fortë mes atyre në garë

Shorte i hidhur për skuadrat italiane të përfshira në play off-in e Europa League. Atalanta, e zbritur nga Champions League, “peshkoi” Olympiakos, shumë më keq shkoi për Lazio dhe Napoli. Në fakt, bardhekaltërit do të përballen me Porton, të dalë nga grupi i Milanit, ndërsa napolitanët do të përballen me Barcelonën, në kursin e ri Xavi. Ndeshja në shtëpi për Atalantën, ndërsa të besuarit e Sarri dhe Spalletti do të luajnë para tifozëve të tyre në kthim.

Fituesit e playoffs do të përballen me skuadrat tashmë të kualifikuara në fazën e grupeve, përkatësisht Lyon, Monaco, Spartak Moskë, Eintracht, Galatasaray, Red Star, Bayer Leverkusen dhe West Ham.