RTSH Sport Live

Europa League! Gjithçka në RTSH

  • 03/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League! Gjithçka në RTSH
Transmetimet nisin që në orën 18.55 në RTSH Sport me golat dhe rastet më interesante

Liga e Evropës luan ndeshjet e javës së 5-të. Duke filluar nga ora 18.55 nisin ndeshjet e Grupeve G, H, I, J, K dhe L, ndërkohë që në orën 21.00 luhen grupet A, B, C, D dhe E. Gjithçka do të vijë në transmetuesin publik, në RTSH Sport që në orën 18.55 me golat dhe rastet më interesante të gjithë përballjeve që luhen në atë orar, pastaj në orën 21.00 me gjithë ndeshjet e tjera. Në RTSH 1 HD, ndërkohë në orën 20.30 nis emisioni “Studio Europa League” që i paraprin ndeshjes AZ Alkmar – Napoli në orën 21.00. Kjo është një përballje vendimtare për napoletanët për të kaluar turin.

NDESHJET E SOTME NË UEL:

GRUPI A:

Roma-Jang Bojs ora 21:00

Kluzh-CSKA Sofje ora 21:00

GRUPI B:

Arsenal-Rapid ora 21:00

Molde-Dundalk ora 21:00

GRUPI C:

Nisë-Leverkusen ora 21:00

Slavia Praga-Ber Sheva ora 21:00

GRUPI D:

Benfika-Leh Poznan ora 21:00

Rejnxhers – St.Liezh ora 21:00

GRUPI E:

Granada-PSV ora 21:00

Omonia-PAOK ora 21:00

GRUPI F:

Alkmar-Napoli ora 21:00  RTSH 1 HD

Sociedad-Rijeka  ora 21:00

GRUPI G:

AEK – Braga ora 18:55

Zoria-Lester ora 18:55

GRUPI H:

Milan-Sëlltik ora 18:55

Lilë-Sparta pra 18:55

GRUPI I:

Karabag-Makabi ora 18:55

Sivaspor-Vijareal ora 18:55

GRUPI J:

LASK-Totenhem ora 18:55

Antverp-Ludogorets ora 18:55

GRUPI K:

CSKA-Volsberger ora 18:55

Fejnord – D.Zagreb ora 18:55

GRUPI L:

Cervena Zvezda – Hofenhaim ora 18:55

Gent-Slovan – Liberec ora 18:55