Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-ve të UEFA Europa League 2021/22. Përballje interesante në këtë fazë, ku mbrojtësi i skuadrës kuqezi, Berat Gjimshiti, me Atalantën e tij, do të përballet me gjermanët e Leverkusen.
Barcelona, skuadra pretendente në këtë kompeticion, pasi ka eliminuar Napolin në raundin e fundit, do të përballet me turqit e Galatasaray. Përballje interesante dhe ajo mes Porto dhe Lyon. Spanjollët e Betis do të matin forcat me gjermanët e Frankfurt, ndërsa Sevilla ka punë me Uest Hem. Ndeshjet e para do të luhen më 10 mars, ndërsa ato të kthimit më 17 mars.
Faza e 1/8-ve
Rangers (SCO) vs Crvena zvezda (SRB)
Braga (POR) vs Monaco (FRA)
Porto (POR) vs Lyon (FRA)
Atalanta (ITA) vs Leverkusen (GER)
Sevilla (ESP) vs West Ham (ENG)
Barcelona (ESP) vs Galatasaray (TUR)
Leipzig (GER) vs Spartak Moskva (RUS)
Real Betis (ESP) vs Eintracht Frankfurt (GER)