RTSH Sport Live

Europiani i Peshëngritjes, në Shqipëri

  • 01/04/2021
  • |
  • Të tjera
Europiani i Peshëngritjes, në Shqipëri
Në 2022 në Tiranë, kampionati i të rinjve dhe U23, kuqezinjtë sfidojnë Francën

Shqipëria do të jetë organizatorja e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rinj dhe të moshës U23 në vitin 2022. Ky ka qënë vendimi i bordit ekzekutiv, marrë të mërkurën në Moskë, ndërsa Tirana ka mundur kandidaturën e Francës për këtë eveniment të shtangës. Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka garantuar për zhvillimin e një aktiviteti model vitin e ardhshëm.

Nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet qendra e organizimit të një Kampionati Europian. Më 2008 dhe 2017, në Pallatin e Sportit, “Ramazan Njala” në Durrës u zhvillua Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç, si dhe ai për të rinj dhe ai i moshës deri në 23 vjeç.

Ndërsa për të rritur është zhvilluar në vitin 2013 në Pallatin e Sportit, “Asllan Rusi” në Tiranë. Vendi ynë do të duhej të organizonte Europianin e të rriturve dhe në vitin 2018, por më pas gjithçka shkoi në Bukuresht, kjo dhe për arsye të problemeve të brendshme të FSHP.

Gjithsesi, kjo është arritje për shtangën shqiptare, ndërsa në Europianin e Moskës për të rritur, atje ku peshëngritja do të përfaqësohet me Evangjeli Veli, Briken Calja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, pritet të merren medalje.

Kështu Shqipëria dhe peshëngritja, për herë të kaërt do të jenë do të jenë organizatorë të Kampionatit Europian, ndonëse ëhstë për të rinj dhe U23, ndërsa një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga drejtuesit e shtangës që një muaj më parë.