RTSH Sport Live

Europiani U17, të tjera emocione në RTSH Sport

  • 17/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Europiani U17, të tjera emocione në RTSH Sport
Serbia e Belgjika ndajnë nga një pikë mes tyre, Spanja trondit Turqinë me dy gola

Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç, që është duke u zhvilluar në Izrael dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka përfunduar ndeshjet e para në grupe. E marta ishte për grupin C dhe D, ndërsa në RTSH Sport kanë ardhur takimet Serbi – Belgjikë dhe Turqi – Spanjë. Serbia e Belgjika në grupin D kanë ndarë nga një pikë mes tyre, ndërsa barazimi mund të konsiderohet humbje për belgët, që ishin në avantazh deri në të 88’.

Më parë kishte shënuar Idumbo-Muzambo në të 17’ dhe ka barazuar Milosheviç në të 88’ nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë në të njëjtin grup Spanja ka mundur Turqinë, 2-0, pas golave të Rodrigez në të 41’ dhe Solanilas në të 53’. Në grupin C Portugalia ka mundur Skocinë, 5-1, kurse Suedia, Danimarkën, 2-1.

Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç rikthehet të enjten në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar me ndeshjet Holandë – Poloni dhe Izrael – Itali, teksa janë ndeshjet e dyta në grupet A dhe B.