RTSH Sport Live

Evangjelia Veli humbet Lojërat Mesdhetare, është me Covid

  • 27/06/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Evangjelia Veli humbet Lojërat Mesdhetare, është me Covid
Kampionia e Europës nuk do të jetë e pranishme në “Oran 2022”

Evangjelia Veli, kampionia e Europës në peshëngritje, nuk do të jetë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Është vetë peshëngritësja, e cila në këto Lojëra do të konkurronte në peshën e re 59 kilogram, që ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Keqardhje – thotë Veli në postimin e saj – që nuk do të jem në Oran, sepse isha përgatitur për medalje. Kam humbur kështu mundësinë time, por me shpresën që do të rikthehem më e fortë”.

Ndërkohë në peshëngritje do të jetë shpresa për medalje tek Erkand Qerimaj dhe ndoshta tek Briken Calja. Kurse në sportet e tjera, medalja e parë e artë mund të vijë nga Abakarov në mundjen e lirë në peshën 65 kilogram, i cili të martën në mbrëmje do të jetë përballë egjiptianit Hafez.

Në boks Nelson Hysa është mundur 1-2 nga italiani Fiasheti, kurse Murja, 0-3 nga marokeni Zuhairi. Konkurroi në gjimnastikë dhe Matvei Petrov, që gjithsesi bëri një garë të mirë. Por mungesa e Velit është lajm i keq për peshëngritjen.